Kapet shqiptari/ Trafiku i 1.2 tonë kokaine, kush është 42-vjeçari nga Mirdita i arrestuar në Itali

Feb 20, 2020 | 11:56
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka vene ne pranga një shqiptar 42-vjeçar, nga Mirdita, banues ne Pordenone, per llogari te drejtesise, pasi akuzohet si pjese e rrjetit qe trafikoi 1.2 tone kokaine, me anije mallrash.kokaina

Mediat italiane shkruajne se ai eshte shtetasi A.A (Alfred Arapi, sipas News 24), 42- vjeçari nga Mirdita, qe ka hesape te hapura me drejtesine greke, ne kuader te hetimeve te nisura per trafikun e sasise se madhe te droges.

Ai ishte bashke me dy persona te tjere ne nje makine te zeze tip BMW, me targa italiane. Policia pati dyshime dhe ndaloi makinen ne rrugën ”Vallona”.

Me pas ata u shoqeruan ne komisariat. Aty u konstatua se per shqiptarin kishte nje mandat arresti nderkombetar, leshuar në 03.02.2020 nga drejtesia greke, pas hetimeve per  nje operacion të gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të drogave.

Shqiptari kerkohej si pjese e grupit qe kishte importuar drogen ne Evropë, nga Amerika Jugore dhe Qendrore, me anije mallrash, ne periudhen midis shtatorit 2018 dhe janarit të ketij viti, për një vlerë që ne shitjen me pakice në pakicë do te kapte shumen rreth 120 milione euro.

Ai u verifikua me pas edhe nga shenjat e gishterinjve, qe korrespondonin me ato te personit qe ishte ne kerkim. Shqiptari ishte zhvendosur në Pordenone prej disa vitesh, ku punonte në një kompani te perpunimit te hekurit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura