Kapet pas dy ditësh bashkëshorti i dhunshëm, rrihte sistematikisht gruan 10 vjet më të vogël

Oct 4, 2015 | 10:13
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka mundur të arrestojë të dielën një 30-vjeçar, të shpallur në kërkim për dhunë në familje.

Policia-ShperthimiSipas njoftimit zyrtar të Policisë, ai është Albano Janko 30 vjeç nga Vlora. Ky person ishte shpallur në kërkim që prej datës 2 tetor, pasi kishte rrahur bashkëshorten e tij 20-vjeçare. Nga dhuna, kjo e fundit ka përfunduar në spital me fraktura të rënda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura