Kapet një sasi prej 520 kg marijuanë në Serbi, arrestohet një person! Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur përmes Shqipërisë

Nov 25, 2021 | 16:51
SHPËRNDAJE

Një sasi prej më shumë se 520 kg kanabis u kapën në një operacion të policisë serbe në Nish. Sipas Ministrisë së Brendshme serbe, lënda narkotike është kapur në një kamion mallrash.

droga

Droga ishte e ndarë në 140 qese dhe kapte një peshë deri në 520 kg. Kjo sasi droge fillimisht kishte mbërritur në Kosovë përmes Shqipërisë, e më pas është transportuar në Serbi, ku ka qenë e destinuar të shitej

Në pranga është vendosur një person ndaj të cilit është masa e ndalimit për 48 orë. Ai do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Nish, raporton televizioni publik serb.

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin, pas këtij aksioni policor u paraqit në një takim me drejtuesit e policisë serbe, duke marrë merita për “luftën e ashpër të MUP’it kundër drogës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura