Kapet në Kukës i kërkuari ndërkombëtar për vrasje në Çeki

Jul 4, 2015 | 20:20
SHPËRNDAJE

Policia Kufitare shqiptare ka arrestuar ditën e sotme në Kukës një shtetas kosovar të kërkuar për vrasje.

Foto Ilustruese

Ai është Shukri Hoti 41 vjeç, i kërkuar ndërkombëtar për vrasje në Çeki. Hoti, ishte duke tentuar që të futej në Shqipëri kur u kap në kufi.

Ai është dënuar me 12 vjet burg për vrasje nga një gjykatë e Çekisë. Tashmë Hoti është në pritje të ekstradimit për në Çeki, ku do të vuajë edhe dënimin. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura