Kapet në flagrancë shqiptari duke shitur drogë, ja si e fshihte në banesë

Feb 11, 2016 | 10:59
SHPËRNDAJE

Ata janë parë në zonën Salvianos, përballë njëri-tjetrit, duke diskutuar me zë të ulët, teksa bënin lëvizje të çuditshme të duarve, si duket për të fshehur atë që kishin në xhepa.

Njëri ishte italian, 50-vjeçar, ish-përdorues droge dhe shitës i vogël i lëndëve narkotike i njohur tashmë për policinë, tjetri një shqiptar, që jeton në Piza.

droga e soldi

Ishin duke shkëmbyer drogën, kokainë më saktësisht. Italiani ishte duke e blerë dhe shqiptari po e shiste.

Kur e kuptuan se Guardia di Finanza ishte gati për të ndërhyrë, ishte tepër vonë: i pari u gjet me rreth 11 gram drogë dhe shqiptari me 230 euro në xhep, nga shitja e drogës.

Nga kontrolli i banesës së shqiptarit, agjentët me anë edhe të qenit antidrogë gjetën më shumë se një gjysmë kile kokainë, 3000 euro dhe të gjitha pajisjet e nevojshme për përgatitjen dhe paketimin e drogës.

Kokaina ishte e fshehur në dhomat e ndryshme të banesës dhe kishte një vlerë nëse do të dilte në treg rreth 60,000 dhe 80,000 euro.

Pjesa më e madhe e drogës, më shumë se 800 gram, ishte fshehur në një dollap të shtëpisë së shqiptarit, disa nën disa batanije, ndërsa një pjesë tjetër, më shumë se 100 gram, ishte fshehur brenda një xhakete të tij.

Të dy janë arrestuar, me urdhër të Prokurorit të Pizës. Emrat nuk bëhen me dije.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura