Kapet në fermën e drogës mbi 100 mijë paund, policia gjen shqiptarin vetëm me të mbathura në oborr (emri)

Jan 20, 2021 | 20:15
SHPËRNDAJE

Një kopshtar kanabisi u gjet në një fabrikë droge me vlerë 116,000 £  në Gorse Hill të Britanisë i veshur vetëm me një palë të mbathura.

Untitled design (72).png.gallery

Shtetasi shqiptar Mirjan Smakaj u tha se ishte mashtruar për të punuar në fabrikën e kanabisit, ndërsa lënda narkotike kultivohej nga shqiptarë.

33-vjeçari, i cili shkoi në Mbretërinë e Bashkuar shkurtin e kaluar me shpresën për të dërguar para në shtëpi te prindërit e tij të sëmurë, kishte hyrë për të punuar në tregtinë e drogës. Ai kurrë nuk ishte paguar aq sa të dërgonte para në shtëpi.

Prokurori David Maunder tha dje në Gjykatën e Swindon se policia u thirr nga një fqinj për të raportuar për një vjedhje në Rrugën Omdurman në orët e para të 28 korrikut të vitit të kaluar.

Policët ishin në skenë brenda pak minutash dhe biseduan me shoferin e një “Land Rover” në korsinë pas shtëpisë.

Ata e gjetën Smakajn jashtë pronës në mbathjet e tij, duke biseduar në celular. Ai u tha oficerëve të policisë: “Unë nuk flas anglisht“, citojnë mediat lokale.

Brenda pronës ishte një fermë kanabisi në shkallë tregtare, me bimë që rriteshin nën drita si dhe bimë të korrur.

Në total, policia kapi më shumë se 16 kg kanabis. Në varësi të sasive në të cilat është shitur, të korrat mund të kishin vlerë prej 56,000 dhe 116,000 paund.

Smakaj u dërgua në stacionin policor Gablecross. Z. Maunder tha: “Ai dha një emër dhe datë të lindjes që nuk përputheshin me asnjë të gjetur në sistemin e imigracionit.”

Smakaj, pa adresë fikse, kishte mohuar akuzën për prodhimin e kanabisit. Sidoqoftë, pasi kishte kryer gjashtë muaj paraburgim dhe vonesat në procesin, me të cilin autoritetet vlerësojnë viktimat e mundshme moderne të skllavërisë duke kërcënuar të shtyjnë më tej çështjen e tij, Smakaj ndryshoi qëndrim të martën.

Në fund, gjykata e dënoi me 8 muaj burg.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura