Kapet me marijuanë 12-vjeçari nga Berati

Aug 2, 2015 | 17:46
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Berat, ku një 12-vjeçar është kapur me 380 gr marijuanë. Sipas Policisë, lënda narkotike kishte destinacion Kakavijën.

Lënda narkotike e sekuestruar
Lënda narkotike e sekuestruar

I mituri 12-vjeçar po udhëtonte me një furgon të linjës Berat-Kakavijë dhe është kapur në vendin e quajtur Moravë, gjatë një kontrolli nga ana e Policisë.

Policia ka marrë në pyetje 12-vjeçarin, E.K. nga Berati, i cili dyshohet se është përdorur nga persona të tjerë për të transportuar lëndën narkotike.

Policia ka nisur hetimet për të gjetur autorët që kanë përdorur 12-vjeçarin për trafik droge.

IMG_20150802_154112

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura