Kapet me kokainë të pastër dhe 1500 euro, ja kush është shqiptari i arrestuar nga policia italiane

Dec 14, 2019 | 17:39
SHPËRNDAJE

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi u kap me një sasi lënde narkotike.

policia1

Sikurse raportojnë mediat fqinje Angjelo Veshi, 30-vjeç, arrestuar në banesëne tij në Teano Versano posedonte 30 gramë kokainë të pastër, të cilën dyshohet se e shpërndante për persona, që ishin përdorues të rregullt.

Po ashtu, atij iu gjetën edhe 1500 euro të gatshme, për të cilat dyshohet se i kishte përfituar si rrjedhojë e aktivitetit kriminal.

Shqiptari u dërgua në paraburgim, ndërsa do të presë procesin gjyqësor në ngarkim të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura