Kapet me gjysmë kg heroinë në qesen e frutave shqiptari

May 28, 2016 | 16:28
SHPËRNDAJE

Në shportë gjendej një mollë, një portokall, një rrotë letrash kuzhine dhe nën këto, disa qese të vogla në të cilat shihej fare qartë heroina.

Policët kanë kapur të martën në Kassel një shqiptar 20 vjeçar i cili në qesen me fruta kishte fshehur gjysmë kilogrami drogë të tipit heroinë.

heroinee-587x396-587x358

Siç bëjnë të ditur për mediat gjermane burimet policore, i riu po qëndron nga e mërkura në burgun për hetime, shkruan focus.de.

Policëve u kishte rënë në sy i riu që po ecte rrugës me kufje në vesh duke dëgjuar muzikë. Duke i pasur veshët të zënë ai fillimisht nuk i kishte vënë re fare policët.

Vetëm pasi e prekën, ai reagoi i frikësuar, transmeton albinfo.ch. Pas kontrollit që i bënë, policët shumë shpejt zbuluan arsyen e frikës së tij: në shportë gjendej një mollë, një portokall, një rrotë letrash kuzhine dhe nën këto disa qese të vogla në të cilat shihej fare qartë heroina.

I riu shqiptar i cili pas kësaj u arrestua, po qëndronte në Gjermani pa letra. Kështu, ai tash duhet të përgjigjet për tregti ilegale me heroinë dhe për qëndrim ilegal. /Albinfo/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura