Kapet me drogë biznesmeni i kafesë që denoncoi mikun e Shullazit

Sep 10, 2016 | 23:18
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës arreston në një lokal në Sauk biznesmenin e njohur të kafesë Julian Bregun dhe mikun e tij Fatjon Brahja, pasi gjatë një kontrolli në makinën e tyre gjeti 1 kg kanabis.

Pajtim Serjani
Pajtim Serjani

Biznesmeni është emër i njohur për policinë, pasi ai denoncoi pak kohë më parë për gjobëvënie, Pajtim Serjanin, mikun e Emiliano Shullazit.

Arrestimi u bë ndërkohë që biznesmeni me mikun e tij ishin duke konsumuar një kafe në Sauk.

Pas kontrollit në mjet, u gjet një qese e lidhur me tel në parafrangon e makinës, brenda së cilës kishte rreth 1 kg kanabis.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë1Drejtoria PPSH.1 Seksioni për narkotikët Më datë 09.09.2016, u arrestuan në flagrancë shtetasit Julian Bregu dhe Fatjon Brahja, vjeç 34 e 34, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në mjetin tip ‘‘Ford‘‘, ju gjet e bllokua 868.6 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/2 i Kodit Penal.

GJOBEVENIA
Pak kohë më parë, biznesmeni i kafesë bëri një denoncim në adresë të mikut të Shullazit, Pajtim Serianin. Ai e akuzonte atë se e kishte kërcënuar me jetë nëse nuk i dorëzonte 13 mijë euro.

Biznesmeni akuzoi se ata e detyronin të nënshkruante një kontratë, edhe pse pa laps e letër, që e detyronte atë të paguante tek autorët 10 për qind të xhiros vjetore, në këmbim të jetës së tij e të familjarëve.

“Panorama” publikoi aso kohe detaje si nga kërcënimi për gjobëvënie, e më pas edhe intervistë nga burgu, me Genc Ferhatin, një nga të akuzuarit. Genc Ferhati hodhi poshtë akuzat e Prokurorisë dhe Policisë për gjobëvënie ndaj biznesmenit. “I çova fjalë “nëse s`kthen paratë, ta djeg dorën”. Serjani hyri në biznes pa dijeninë tonë kafeje me aktivitet në Tiranë”-tha ai atë kohë.

Pajtim Serjani njihet në kryeqytet si një nga njerëzit më të afërt të Emiljano Shullazit, ndërsa rreth 4 muaj më parë ai u plagos gjatë një atentati ndaj tij, ku u vra personi që e qëlloi, Artur Baze.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura