Kapet me 46 kg kanabis në Kakavijë, pranga shkodranit

Jul 9, 2015 | 12:08
SHPËRNDAJE

Një 37-vjeçar ka rënë në pranga, pasi është kapur në kakavijë me 46 kilograme lëndë narkotike.

Droga e sekuestruar

Paraditen e sotme ne Kakavije, gjate kontrollit ne vijen e dyte nga Policia Kufitare te automjetit tip Fiat me targe AA 360 LR me drejtues mjeti shtetasin Ridvan Stankaj, 37 vjeç nga Shkodra, ne pjesen e dyshemese u konstatuan 53 pako te mbeshtjella me natriban te dyshuara si lende narkotike e llojit cannabis sattiva.

Policia njofton droga ishte me peshe totale rreth 46 kg. “Materialet do ti kalojne Prokurorise se Krimeve Renda Tirane per Trafik Nderkombetar te Lendeve Narkotike”- njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura