Kapet maniaku i Bilishtit, ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren

Apr 30, 2016 | 10:51
SHPËRNDAJE

Policia e Devollit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

policia-lokalSipas njoftimit të Policisë, i arrestuari është Fatos Shoshari, 30 vjeç, banues në Bilisht. Ky shtetas akuzohet se ka ngacmuar seksualisht të miturën M.N.

Kanë qenë prindërit e saj që kanë bërë kallëzimin në Polici, si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike të vajzës së tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura