Kapet makina e mbushur me drogë/ Mediat greke: Si trafikantët u takuan me bashkëpunëtorët shqiptarë në…

Oct 29, 2020 | 14:16
SHPËRNDAJE

Dy shtetas grekë janë arrestuar nga policia e Igumenicës, pasi u kapën me një sasi prej 72 kg kanabis.

droge ne makine

Sipas mediave greke, dyshohet se lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe po transportohej me një makinë.

Po sipas mediave, droga u kap ditën e festës së Greqisë, kur dy personat greke e morën drogën nga bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë, me të cilët u takuan në një shteg të pakalueshëm, ku në vitin 1940 ishin shtypur forcat italiane.

Droga ishte e ndarë në 25 pako me peshë totale 72 kg e 300 gram.

Policia sekuestroi sasinë e drogës, ndërsa dy të arrestuarit iu dorëzuan autoriteteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura