Kapet kanabis dhe kokainë në aksin Kakavijë-Janinë, arrestohet shoferi shqiptar që e kishte fshehur drogën në shasinë e makinës

Nov 27, 2021 | 11:31
SHPËRNDAJE

Një operacioni anti-drogë është zhvilluar nga policia greke në aksin Kakavijë-Janinë, në vendin e quajtur Kallpaq.

Droge greqi

Mediat greke bëjnë me dije se është ndaluar një automjet tip “Seat Altea” që vinte nga kufiri me Shqipërinë, ndoshta dhe nga dogana.

Policia ka arrestuar shoferin, i cili është një shtetas shqiptar, pasi ka gjetur 50 pako që përmbanin 48 kg 850 gram marijuanë dhe një pako me 24.7 gram kokainë, të fshehura në vende të improvizuara enkas në shasinë e mjetit.

Policia sekuestroi gjithashtu dhe 300 euro dhe 1 celular.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura