Kapet kamioni me mbi 200 kg drogë në doganën e Bllatës, ishte nisur drejt…

Aug 6, 2020 | 16:49
SHPËRNDAJE

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, 200 kilogramë, e dyshuar kanabis sativa, është kapur në doganën e Bllatës.

Lënda narkotike është gjetur në një kamion me targa AA 450 YE drejtohej nga Florian Alimani nga fshati Gjoricë, me banim në Durrës.

droge
foto ilustrim

Kamioni kishte logot e një mobilierie, ndërsa ishte nisur drejt Maqedonisë së Veriut dhe droga dyshohet të mos jetë ngarkuar në Dibër.

Kamioni ishte i përshtatur dhe sasia e kanabisit ishte vendosur në një pjesë të ndarë në dyshemenë e kamionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura