Policia arreston kamarieren “Ela”, u vidhte pronarëve xhiron ditore

Jul 27, 2015 | 17:11
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka ndaluar sot një shtetase 30-vjeçare, e cila akuzohet se ka vjedhur xhirot ditore të disa lokaleve.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Ajo është E. Malaj, 30 vjeçe, e njohur ndryshe si kamerierja Ela. Malaj punësohej nëpër lokale dhe apo bare të ish-Bllokut vetëm për një ditë dhe largohej duke vjedhur xhiron ditore.

Sipas Policisë, për të janë depozituar disa kallëzime nga pronarë të ndryshëm të lokaleve në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura