Kapet hajduti i valixheve në aeroport

Feb 26, 2015 | 11:04
SHPËRNDAJE

Lëvizte në mesin e udhëtarëve sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke u futur mes çantave dhe valixheve të tyre. Vëzhgonte lëvizjet e tyre kur bënin “check in”. Sapo zgjidhte viktimën, ishte edhe momenti më i mirë për t’i vjedhur bagazhin. Pastaj me qetësi largohej.

Megjithatë, policia kufitare në Fiumicino arriti të kapte hajdutin e valixheve dhe ta arrestonte atë, raporton “La Republica”. Bëhet fjalë për një shtetas nga Venezuela, 55 vjeç.

Hetimet nisen pas ankesave të shumta nga pasagjerët. 55-vjeçari mund të dëbohet përfundimisht nga Italia.

Zbulohet hajduti i valixheve

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura