Kapet duke vjedhur në market, e pëson keq 25-vjeçari në Vlorë. Policia zbulon se…

Jan 14, 2022 | 11:39
SHPËRNDAJE

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një dyqan ushqimor.

vlore policia

Nga veprimet hetimore policia bën me dije se ky shtetas rezulton të jetë i përfshirë dhe në disa vjedhje të tjera të marketeve dhe dyqaneve të rrobave në qytet.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i disa vjedhjeve.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin A. C.(K)., 25 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, pasi ka vjedhur disa produkte ushqimore, në një market, në lagjen “Pavarësia 2”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në datat 16.12.2021, 20.12.2021, 05.01.2022 dhe 07.01.2022, ka vjedhur produkte të ndryshme në disa markete dhe në një dyqan rrobash.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura