Kapet 21-vjeçarja shqiptare në Itali, kishte plagosur një burrë

Oct 9, 2015 | 19:50
SHPËRNDAJE

Policia italiane në Sardenjë  ka arrestuar pasditen e 8 tetorit një shqiptare, Manjola Lushnjani, e cila akuzohet se ka plagosur me thikë një tjetër person në Shqipëri.

manjola2

Lushnjani, 21 vjeçe, u arrestua në qytezën e Sassari-t. Karabinierët e prangosën shqiptaren pasi zbuluan se për të ishte dhënë urdhër-arrest ndërkombëtar.

Ajo i ishte larguar një dënimi me 1 vit e 6 muaj burg në Shqipëri, pasi qëlloi disa herë me thikë një burrë në vitin 2013.

Lushnjani është mbyllur në burgun e Bancali-t, në pritje të eksradimit në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura