Kapet 1 shqiptar dhe 3 grekë me kokainë dhe kanabis në Selanik të Greqisë

May 29, 2016 | 11:33
SHPËRNDAJE

Policia greke ka arrestuar një shqiptar dhe 3 grekë ditën e sotme në Selanik, teksa transportonin kanabis dhe kokainë.

narkotika_speira_thes_2Shqiptari dhe grekët janë kapur me 1.2 kg kokainë,9 kg kanabis dhe 4.9 gramë kanabis të presuar në formë çokollatë.

Emrat e tyre nuk bëhen të ditura nga Policia, por thuhet se shqiptari është 42-vjeçar. Ky i fundit rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura