Kapen në Kakavijë 60 klandestinë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, mes tyre 7 fëmijë

Apr 2, 2015 | 11:17
SHPËRNDAJE

Afro 60 klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrika janë ndaluar nga policia kufitare e Kakavijës në orët e para të kësaj të enjte. 

(foto ilustruese)

Mes klandestinëve të kapur janë 10 femra dhe 7 fëmijë.

Burime policore në Gjirokastër bënë me dije se nga verifikimet e kryera rezulton se 43 klandestinë janë nga Siria, 3 nga India, 4 nga Gambia, 1 nga Uganda, 3 nga Kongo, 3 nga Kameruni, 1 nga Palestina, 1 nga Mali.

Mësohet se klandestinët e ndaluar janë në gjendje të mirë shëndetësore. Grupi i klandestinëve u kap në zonat pranë kufirit të gjelbër, teksa po ecnin në këmbë. Ndërkohë po punohet për riatdhesimin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura