Kapen me kokainë e dhjetëra mijëra euro, nervozimi gjatë kontrollit rutinë çon në pranga 3 shqiptarë

Nov 29, 2022 | 9:57
SHPËRNDAJE

Dy të rinj me origjinë shqiptare përfunduan në prangat e policisë italiane, në akuzën e shitjes së lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre erdhi gjatë një postblloku të trafikut rrugor në rrugën provinciale për në Langhirano, ku efektivët ndaluan makinën me të cilën udhëtonin të rinjtë, e cila rezultoi se ishte pronë e një personi me precedentë. Shqiptarët, pavarësisht normalitetit të kontrollit, shfaqën menjëherë nervozizëm, çka ka ngritur dyshimet tek patrullat e policisë. Kur u pyetën për arsyet e posedimit të mjetit, duke pasur parasysh vendbanimin e pronarit, shqiptarët nuk patën një përgjigje.

karabinieri

Ky qëndrim i dyshimtë, së bashku me precedentin penal të njërit prej të dyve (i dënuar dy vite më parë për shitjen e kokainës) bëri që policët të kryenin një kontroll të plotë të automjetit, duke gjetur të fshehur në një çorape në pjesën e pasme të mjetit në një hapësirë të krijuar posaçërisht rreth 70 gramë kokainë. Droga ishte e ndarë në 58 doza, me tre lloje të ndryshme peshe, për të kënaqur kërkesat e ndryshme të klientëve. Gjithashtu të arrestuarve iu gjetën edhe 725 euro, që dyshohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës. Më pas të dy u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Parmës, në dispozicion të autoritetit gjyqësor.

Gjithsej janë sekuestruar mbi 700 doza për një vlerë tregu prej disa dhjetëra mijëra eurosh. Ndërkohë, një shqiptar tjetër përfundoi në pranga nga karabinierët e Fidenzës. Ndërhyrja lindi nga intuita e patrullës, pasi vunë re një manovër të pazakontë të një makine që po kalonin në një nga rrugët e qytetit dhe nxitoi për të hyrë në një rrugicë anësore. Pas këtij momenti, filloi ndjekja prej qindra metrash pranë stacionit hekurudhor. Burri që drejtonte makinën, një 30-vjeçar shqiptar, teksa dorëzonte dokumentet, është shfaqur veçanërisht i shqetësuar pasi nuk ka respektuar lejen e qëndrimit.

Nga një kontroll më i thellë u zbuluan rreth 10 doza kokaine, të gatshme për shitje, në dy kontejnerë karamele të vendosura nën frenat e dorës. Kërkimi i mëpasshëm zbuloi edhe një “gur” kokaine, me peshë totale rreth 25 gramë lëndë narkotike. Droga u sekuestrua, së bashku me mbi shtatë mijë euro para cash, që burrit shqiptar iu gjetën në banesën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura