Kapen me 128 kg marijuanë dhe armë, tre në pranga, dy në kërkim

Nov 25, 2015 | 8:51
SHPËRNDAJE

Tre persona janë arrestuar në Vlorë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi janë kapur me drogë dhe armë zjarri.

Ilustruese
Ilustruese

Policia e Vlorës njofton se në pranga u vunë shtetasit Koçi Myrtaj, 39 vjeç, banues në fshatin Llakatund; Ermal Arapaj, 24 vjeç, banues në fshatin Llakatund dhe Lisjen Aliraj, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërkohë u shpallën në kërkim A.Z., 45 vjeç, banues në fshatin Trevllazër (pronari i banesës) dhe A.A., 40 vjeç, banues fshatin Trevllazër.

Strukturat e Policisë së Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur realizimin e një Operacioni në fshatin Trevllazër, si rezultat i të cilit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 128 kg e 300 gr, të llojit “Marijuanë”, si dhe janë kapur në flagrancë në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim (Z.A) 3 shtetasit e mësipërm, në momentin kur po tentonin të shkëmbenin (shisnin) lëndën narkotike.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme, Shërbimet e Policisë, gjatë një kontrolli të ushtruar në banesë, e cila shërbente si bazë për përpunimin dhe mbajtjen e lëndës narkotike, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 armë zjarri automatikë (2- model 56 dhe 1- Sharrz ); 3 krëhëra me 6 fishekë; 1 automjet Mercedez-Benz me targë: AA542MP, në pronësi të shtetasit: Lisjan Aliraj; 4 aparatë celularë.

“Nëse lënda narkotike do të dilte në treg, vlera monetare e kësaj lënde do të kapte shumën prej 120.000 Eurove”- njofton policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura