Kapen hajdutët që tmerronin karburantet e pikat e transferimit të parave

May 28, 2016 | 20:48
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 4 persona të cilët ishin pjesë e një bande që vidhnin me dhunë krysisht pika karburantesh dhe filiale të transfertave të parave në Durrës.

13334520_10204892710195797_1417154238_o

Pas një hetimi disa javor, u finalizua sot operacioni i koduar ”Burgman”, ku janë dokumentuar gjashtë rastet e vjedhjeve të këtyre shtetasve dhe është parandaluar një tjetër rast.

Konkretisht janë arrestuar:

Juxhin Kapllani, 28 vjeç, banues në Durrës;

Jurgen Kulmi, 21 vjeç, banues në Shijak;

Selvis Agasi, 20 vjeç, banues në Shijak;

Armand Tata, 20 vjeç, banues në Durrës.

13282923_10204892709995792_1954806637_o

LISTA E VJEDHJEVE

Më datë 25.10.2015, në lagjen Nr.12, me kaska motori dhe të armatosur, kanë vjedhur me dhunë një kazino ”Apex”,(tentuar edhe nje herë më parë për t’u vjedhur).

Më datë 21.11.2015, në lagjen Nr.4 i kanë marrë me dhunë xhiron ditore punonjësit të karburant ”Kastrati”, rreth 12 000 lekë të reja.

13288430_10204892709715785_1059424661_o

Më datë 21.01.2016, në lagjen Nr.17/1, një një ”Lloto sport“, i kanë marrë me dhunë nja sasi parash shtetasit E.K.

Më datë 08.02.2016, në lagjen Nr.16 i kanë marrë me dhunë shtetasit B.B. roje në karburantin ”Euro Petrol” , xhiron ditore dhe një aparat celular.

Më datë 12.04.2016, në Shenavlash i kanë vjedhur shtetasit J.B. automjetin tip Renault Clio me targa DR 1793 E, të parkuar pranë banesës.

13313868_10204892710475804_349445869_o

Më datë 04.05.2016, në lagjen Nr.14, kanë vjedhur më dhunë dhe nën kërcënimin e armës filialin e transferimit të parave ”Western Union”.

Gjithashtu, Efektivat e Policisë kanë bërë të mundur edhe parandalimin e një vjedhje tjetër të planifikuar nga shtetasit e mësipërm, konkretisht të një filial transfertë parash “Western Union”, në afërsi të kryqëzimit të Stadiumit.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan: • 1 armë zjarri; • 2 thika • 2 motora; • 1 automjet tip Renault Clio me targa DR 1793 E; • 4 telefona celularë; • doreza, kapuçë dhe kokore motori. Të arrestuarit janë persona me preçedentë penale të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës dhe armëmbajtje pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Vjedhja me dhunë ” në bashkëpunim parashikuar në nenin 139,25 të Kodit Penal.

13288045_10204892709635783_1509835916_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura