Kapen dy persona në kufi me Kosovën. Tentuan të trafikonin kanabis

Jul 1, 2015 | 21:03
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në një operacion antidroge të koduar “Vermica e pastër”. Arrestimet u kryen në Kukës, përkatësisht në pikën e kalimi kufitar të Morinës.

Kanabisi i sekuestruar

Të arrestuarit janë Avdulla Matmuja, 20 vjeç, banues në Kukës dhe Durim Hasoli, 24 vjeç, banues në Laç. Dy të arrestuarit kishin fshehur në rrobat e trupit rreth 50 qeska me kanabis sativa.

Ata po tentonin ta kalonin lëndën narkotike në Kosovë. Tashmë dy të arrestuarit do të përballen me akuzat e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura