Kapen dy nga grabitësit e bandës që terrorizojnë Kavajën, Tiranën e Lushnjen, ja kush janë

Aug 25, 2017 | 8:55
SHPËRNDAJE

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim Fatjon Lila, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Kavajë, me vendimin e datës 31.05.2017, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, e cila ka caktuar masën “Arrest me burg në mungesë”, për veprën penale “Vjedhja”.

policia e shtetit foto e re

Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xhordano Palushi, 29 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas është arrestuar pasi ka përkrahur autorin e një krimi dhe është i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Vjedhja”.

Në momentin e arrestimit këtyre shtetasve i’u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– një automjeti i markës Audi
– gjashtë aparate telefonik celulare
– dy palë veshje (të dyshuara të përdorura në vjedhje)
– një palë dorashka
– tre ora dore të markave të ndryshme.

Ne bashkpunim me Prokurorine Prane Gjykates se Shkalles se Pare Kavaje po punohet per dokumentimin e plote te veprimtarise kriminale te ketyre personave te cilet ne bashkpunim dhe me persona te tjere dyshohet se jane te implikuar ne shume vepra penale te tjera kunder prones te ndodhura ne Kavaje, Tirane e Lushnje.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale ‘’Përkrahja e autorit të krimit‘’ dhe i dyshuar për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Nenet 302 dhe 134/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Xhordano Palushi.gjithashtu është bërë egzekutimi i masës së arrestit me burg të Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në ngarkim të shtetasit Fatjon Lila.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura