Kapen 43 kg drogë “çokollatë”, goditet grupi kriminal që shpërndante lëndë narkotike në dy qytete. Policia jep sqarime mbi operacionin​

Oct 29, 2019 | 17:28
SHPËRNDAJE

Një sasi prej 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate është sekuestruar nga policia gjatë një operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”.

drogecokola

Në pranga kanë përfunduar tre persona. Policia lokale bën me dije se Operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “1 Maj”, në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës.

Në përfundim të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 40 vjeç, M. K., 46 vjeç, banues në Fier si dhe K. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë, të cilët merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në dy qytetet përkatëse.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”.

Goditet një grup, i cili prodhonte dhe shpërndante lëndë narkotike.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, sekuestrohen 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.

Pas një hetimi njëmujor me përdorimin e metodave speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe DVP Vlorë u finalizua operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”.

Operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “1 Maj”, në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës.

Në përfundim të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. M., 40 vjeç, banues në Fier.
  2. K., 46 vjeç, banues në Fier
  3. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës.

Gjatë operacionit u sekuestruan 43.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura