38 kilogramë drogë në makinë, në pranga shqiptari dhe greku

Oct 11, 2019 | 17:22
SHPËRNDAJE

38 kilogramë kokainë u sekuestruan pasditen e sotme në kufirin greko shqiptarë, pas një operacioni të policisë greke, në Kozani.

Sipas mediave greke, në pranga kanë rënë një shqiptar 25-vjeç dhe një grek, 27-vjeç.

11102019kastorianarkotika001

Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po udhëtonin dy personat e arrestuar,  u gjetën dhe sekuestruan:

  1. 32 pako me 38 kg 760 gram marijuane
  2. 4 kg 200 gram pluhur hashashi
  3. 990 gram hashash çokollatë
  4. 2 kg 270 gram vaj hashashi
  5. 3 celulare me 3 karta SIM

11102019kastorianarkotika002

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura