Kapen 2 të shumë kërkuarit ndërkombëtarë. Ja për çfarë akuzohen

Sep 21, 2017 | 9:52
SHPËRNDAJE

Specialistët e Kufirit kapin dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia-durres

Autoritetet Maqedonase kanë nxjerrë urdhër arresti me burg për veprën penale” Vjedhje me armë”.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës mbrëmjen e djeshme, në Pikën e Kalimit Kufitar Port- Durrës kanë bërë të mundur kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase.

Janë kapur shtetasit:

 

  • A. H 30 vjeç, banues në Maqedoni dhe

 

  • A.B 33 vjeç, banues në Maqedoni.

Prokuroria e Gostivarit/ Maqedoni, më datë 10.07.2017, me Vendim Nr.KO1 br.144/17  ka nxjerr urdhër arresti me burg ndaj shtetasve të mësipërm për veprën penale” Vjedhje me armë” sipas nenit 237 të Kodit Penal Maqedonas.

Materialet I kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura