Emrat/ Arrestohen skafisët shqiptarë, braktisën gomonen me 170 kg drogë

Jun 30, 2016 | 11:10
SHPËRNDAJE

Arrestohen dy skafistët shqiptarë që i shpëtuan ndjekjes së policisë italiane, pasi braktisën gomonen me rreth 170 kg marijuanë në mes të detit.

Mediat italiane raportojnë se arrestimi është bërë nga policia lokale. Ata janë Hermal Hameti dhe Elidon Beluli, të dy nga Vlora.

Mediat italiane, duke iu referuar policisë bëjnë me dije se po hetohet nga të dy palët si për shqiptarë të tjerë të përfshirë në rrjetin e dërgimit nga Shqipëria, ashtu edhe për italianët që mendohet se do prisnin mallin.

Foto arkiv
Foto arkiv

Gomonia u gjet dje nga policia italiane me 170 kg kanabis në bregun midis Brindizit dhe Leçes, përkatësisht në ujërat ndërkombëtarë.

Besohet se gomonia vinte nga Shqipëria, ndërsa u braktis nga skafistët shqiptarë, të cilët u tha se u kthyen mbrapsht me një gomone tjetër.

Fillimisht ishte një helikopter gjerman i Komunitetit Europian, i cili pa gomonen dhe njoftoi autoritetet italiane.

Menjëherë u organizua një operacion nga roja bregdetare e vendit fqinj të cilët arritën gomonen, por jo skafistët.

 

VIDEO E NDJEKJES SE GOMONES

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura