Kapelo: PSG? Pa Mbapenë janë një ekip qesharak! Vetëm një lojtar i Milanit shpik pasime

Sep 19, 2023 | 18:46
SHPËRNDAJE

Fabio Kapelo nuk e vlerëson PSG-në si një skuadër që mund të pretendojë Ligën e Kampioneve. Trajneri italian sheh vetëm Mbapenë si lojtarin që mund të bëjë diçka me parisienët, teksa ka folur edhe për Milanin.

kapelo

“PSG? Pa Mbape ata janë një ekip qesharak. Ata nuk janë ndër favoritët për Ligën e Kampionëve. Unë i pashë dy ndeshjet e para dhe ata treguan futboll qesharak, pastaj Mbape u kthye dhe ne pamë një ekip tjetër.

Milani? Jam i befasuar nga mungesa e Reijnders, i vetmi që di të shpikë një pasim vertikal dhe që bën lojën të kthehet shpejt”, shprehet Kapelo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura