“’Kap ça t’kapësh’, e kam dëgjuar nga ata”- Kryeministri flet për masat e reja kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve pa veting: Ja si do hetohen

Nov 25, 2019 | 12:34
SHPËRNDAJE

ramKryeministri Edi Rama ka deklaruar se prokurorët dhe gjyqtarët të cilët janë në pritje të vetingut, të cilët ai i quan si “grupimi KÇK”, do duhet t’i nënshtrohen një procesi administrativ për të dhënë llogari për pasuritë e tyre, bizneset apo automjetet.

Rama tha se prokurorët dhe gjyqtarët do duhet të japin llogari se si i kanë siguruar këto të ardhura, ndërkohë që paralajmëroi se formulari i dekriminalizimit që kanë firmosur personat e zgjedhur, deputetet apo zyrtarët, do duhet të plotësohet edhe nga personat e drejtësisë.

“Njerëzit që s’kanë shanse të kalojnë vetingun dhe sot po e tregojnë veten. Sot ata nuk e kanë më jetën përpara, në kuptimin e karrierës, por kanë vetëm kohën e mbetur për të dalë para Komisionit të Vetingut, dhe motoja e tyre është “Kap ça t’kapësh”. Unë e kam dëgjuar nga ata. Rasti i Durrësit është me flagranti, u gjendën në një makinë, prokurori dhe një nga eksponentët e krimit të organizuar dhe në bagazhet e makinës, dokumentet e vjedhura nga prokuroria. Ato që për vite me radhe, vendoseshin kundër reformës në Drejtësi, dhe në kurriz të Donika Prelës.

Çfarë duhet të bëjmë në këto kushtet, do presim vetingun e tyre? Për shkak se kriminelët i kanë shpatullat e ngrohta, ka një paturpësi ekstreme dhe mungesë ekstreme, frike dhe kujdesi për të fshehur gjurmës. Çfarë do bëjmë ne kur një kriminel merr peng hipotekën e Vlorës, dhe Policia nuk arrin të veprojë për shkak se Gjykata nuk vepron.

Jemi në një vend ku të gjithë që jemi këtu, në 10 radhët e para keni plotësuar një formular ku përtej të gjitha standardeve ndërkombëtare u është kërkuar të tregoni të vërtetën qëkur keni dal nga barku i nënës. Keni shkelur vijat e bardha kur keni dal nga barku i nënës. Kjo bëhet për të gjithë ata që duan të punojnë në administratën shtetërore, po këta?

Nuk ka ardhur koha që këta njërës që janë dënuar për krime të renda, që janë akuzuar për krime të rënda dhe nuk janë dënuar si rezultat i marrëdhënies me KÇK-në, apo janë të dënuar në vendet e BE-së, t’u kërkohet të deklarojnë pasuritë. T’u kërkohet të deklarojnë se ato që janë i kanë si rezultat i punës, pse kjo u bëka për të gjithë ata që duhet të zgjidhen, po për gjykatësit dhe prokurorët pse nuk u bëka për këta? Kush janë këta?  Në këtë vakum mes drejtësisë së vjetër dhe drejtësisë së re që po ngrihen, dhe ku KÇK është në një veprim intensiv ne duhet të ndërhyjmë me një ligj special, kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Të gjithë ligin antimafia ta kalojmë në kurrizin tyre dhe të familjarëve të tyre. Ata duhet të provojnë që shtëpinë, makinën, biznesin i kanë si rezultat i punës. Ky nuk është proces penal, por administrativ.

Kur një anëtar i KÇK-së shkel ligjin, askush nuk vepron. Të marrim masë për inspektim.

Është një proces administrativ dhe ndërkohë KCK i duhet vënë një kufi shumë i qartë sepse jemi në kushtet kur një anëtar i KCK shkel ligjin askush nuk vepron, ndërkohë që duhet sqaruar ligjërisht që KLP dhe KLGJ të marrin masë për pezullimin dhe inspektimin për anëtarin e kësaj organizate kriminale. Ndërkohë që deri në funksionimin e-plotë të Inspektorit të lartë të Drejtësisë nëse nuk e bëjmë do bëhet nami në Shqipëri, do kemi çdo javë shfaqje tërbimi në shkelje të ligjit. Plus kësaj, nëse inspektimi vlerëson se anëtari i KCK ka shkelur ligjin është në shkelje mbi të duhet të fillojë procesi antimafia”, tha Rama./ PANORAMA.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura