Kaosi te Napoli, klubi i mban lojtarëve 5% të pagës. Shpërthen titullari: Futini në b…

SHPËRNDAJE

Heshtja për shtyp e urdhëruar nga presidenti Aurelio De Laurentis duket sikur ka ndalur kohën, por klubi i Napolit po shqyrton masat që do të merren kundrejt skuadrës.

allan-napoli-1553852204-21432

 Hipoteza mbi të cilën po punojnë avokatët është që çdo lojtari t’i mbahet 5% e pagës bruto (maksimumi që lejon rregullorja) e muajit dhjetor.
Ndër të tjera ballafaqimi telefonik mes presidentit dhe avokatit Grasani nuk linte hije dyshimi, edhe pse me kalimin e orëve kanë dalë prapaskena të reja lidhur me ngjarjet e ndodhura pas Salcburgut.

Media italiane raporton edhe për një sherr të ashpër mes mesfushorit Alan dhe djalit të presidentit De Laurentis, ku braziliani ka shpërthyer pasi ka marrë kërcënimin se priten sanksione financiare për lojtarët: “Ato para merri dhe futi në b…”.

/PANORAMASPORT.AL/

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU