Kaos në SHBA, gjykata kundër Trump për ndalimin e hyrjes së myslimanëve

Jan 29, 2017 | 9:23
SHPËRNDAJE

Një gjykatë federale ka nxjerrë një vendim që shfuqizon në një farë mënyrë urdhrin e Trump për t’ua ndaluar hyrjen në SHBA myslimanëve që vijnë nga 7 vende si Iraku, Iran, Somalia, Siria etj.

3C9B5C9B00000578-4167812-image-a-35_1485647621894 (1)Kështu, Gjykata e Distriktit Lindor të Nju Jorkut ka nxjerrë një vendim emergjent që mban në fuqi qëndrimin e personave që preken nga urdhri i Trump.

Që ditën e djeshme nisën protesta masive në Nju Jork dhe disa vende të tjera të SHBA-ve për urdhrin e cilësuar si absurd.

Po kështu, dje u ndaluan edhe personat e parë, të cilëve iu tha se nuk mund të hyjnë në SHBA, qoftë edhe si tranzit.

Mes tyre ishte edhe një përkthyes i Ushtrisë Amerikane për më shumë se 10 vjet me origjinë irakiane.

Një agjent i Sigurisë Kombëtare ka thënë për “Reuters” se 375 udhëtarë janë prekur nga urdhri i Trump ditën djeshme, 109 prej të cilëve ishin transit në SHBA.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura