Kanosja e biznesmenit për 10 mijë euro/ Zbardhet dëshmia në gjyq e 31-vjeçarit, pse u prish ‘marrëveshja’

Oct 31, 2020 | 12:11
SHPËRNDAJE

gjyq

Gjykata e Tiranës la në burg 31-vjeçarin Fletur Zani, i arrestuar para disa ditësh, pasi akuzohet për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Sipas burimeve, Zani i ka kërkuar një biznesmeni 10 mijë euro, pasi i kishte premtuar se do t’i gjente një shesh për ndërtimin e një pallati.

Gjatë seancës gjyqësore i pandehuri e ka pranuar akuzën.

I riu ka pretenduar se kërcënimet i ka bërë për të marrë shumën për të cilën kishin rënë dakort, pasi ai e kishte gjetur vendin për ndërtimin e pallatit, por biznesmeni ia ka dhënë një të njohuri të tij për të ndërtuar, duke shmangur kështu pagesën 10 mijë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura