Kanosi motrën pasi i shkoi në banesë të merrte nënën, përfundon në pranga shqiptari

Jan 14, 2022 | 12:11
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas, i cili ka kanosur verbalisht motrën e tij, për shkak se kjo e fundit i kishte shkuar në banesë për të marrë nënën.

prangosje

Pas investigimit të kryer, Policia e Kosovës ka arrestuar personin në fjalë, ndërkohë që nuk janë bërë ende të qarta arsyet e kanosjes dhe konfliktit mes vëllait dhe motrës.

“Prishtinë, 13.01.2022 – 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur verbalisht  motrën e tij viktimën femër kosovare, pasi ajo nga shtëpia e të dyshuarit e kishte marr nënën e saj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura