“Kanë qenë 5 javë të gjata”- Dafina Zeqiri zbulon se i është nënshtruar një operacioni në…

Feb 27, 2021 | 13:49
SHPËRNDAJE

Dafina Zeqiri ka zbuluar sot se i është nënshtruar një operacioni në gju dhe ende po rikuperohet.

dafina zeqiri (1)

Këngëtarja publikoi në llogarinë e saj në Insatgram disa foto dhe një video, nëpërmjet së cilës tregonte të gjithë rrugëtimin e shërimit të gjurit, pasi i ishin dëmtuar ligamentet.

dafina zeqiri (4)

Në këtë video nuk mungon as partneri i saj, Dj Geek, i cili e ka shoqëruar gjatë gjithë procesit dhe i ka qëndruar afër.

dafina zeqiri (3)

Kanë qenë 5 javë të gjata”, shkroi këngëtarja krahas postimit.

Tashmë që është më mirë, Dafina është rikthyer në shtëpi.

Megjithatë, edhe gjatë kësaj periudhe, Zeqiri nuk ka ndalur së punuari me projektet muzikore që do të sjellë për të gjithë fansat e saj.

Këtë e ka treguar vetë nëpërmjet një postimi në Instastory, ku duket këmba e saj e lidhur si dhe studioja muzikore.

“Lufta nuk ndalon asnjëherë! Pavarësisht çdo gjëje…”, shkroi Dafina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura