“Kanë hallin e Prokurorisë dhe të parave, jo të Jashanicës”, Panorama Sport u përgjigjet atyre që fundosën Skënderbeun

Nov 7, 2019 | 13:58
SHPËRNDAJE

Drejtuesit e Skënderbeut i janë vërsulur “Panorama Sport”-it edhe sot. Dhe nuk e kanë problemin me Jashanicën!

skenderbeu uefa

Thjesht nuk u del inati që pasi e katandisën klubin më të dënuar në planet për trukime, tani i zbojnë edhe nga restoranti. Pra, kjo është situata në Korçë. Natyrisht, jo për faj të tifozëve që e kanë mbështetur pa fund, as për faj të lojtarëve apo trajnerëve.

Por, për faj të atyre që Rudi Vata i quan “bixhozxhinjtë” e futbollit shqiptar. Sot ata që e katandisën Skënderbeun në këtë derexhe, shfryjnë kundër gazetës që u ka thënë të vërtetën në sy. Dhe problemin e kanë me lajmin që i zbuan edhe nga restoranti, sepse kanë kohe që nuk paguajnë. Bashkia u jep 350 milionë lekë. Duhet një shpjegim se cc’po ndodh aty… Natyrisht, drejtuesit e Skënderbeut e kanë qarë rolin e viktimës deri tani, duke thënë se ua ka fajin UEFA, “Sportradar”-i, Spanja, Dervishi…etj!

Skenderbeu

Vetëm ata nuk kanë asnjë faj… Nuk kanë denjuar as t’u kërkojnë ndjesë korçarëve që ua shkrinë klubin dhe ua njollosën historinë! Drejtuesit e Skënderbeut, që sot lëshojnë fletërrufe në adrese te gazetës, nuk denjojnë t’u thonë “më fal” as shqiptarëve, madje vazhdojnë t’u fyejnë inteligjencën duke u thënë paturpësisht se nuk kanë trukuar ndeshje dhe janë të ndershëm!

Por, nuk do të ndalemi kurrë së thëni të vërtetën! E dinë edhe vetë ata që sot përpiqen të na intimidojnë me sulme banale! E kanë provuar shumë herë dhe përgjigja ka qenë gjithnjë me fakte! Takaj, ashtu siç mburret që e bëri Skënderbeun klubin më të suksesshëm të dekadës në Shqipëri, duhet të japë llogari që e shndërroi këtë klub edhe më të dënuarin në botë për manipulime ndeshjesh.

Takaj = Filo

Po, po, më të dënuarin në botë! Rekord i zi dhe i turpshëm për Shqipërinë. Takaj mund të bindë Dukën ta regjistrojë në Superiore, por do të duhet të japë shpjegime edhe në Prokurori për dënimin e rëndë të Skënderbeut. Herët a vonë dikush do japë llogari edhe para drejtësisë… Nëse është shqetësuar për lajmin e Jashanicës, duhet t’u thotë tifozëve të vërtetën e rrogave me lojtarët…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura