Kandidon për tre pozicione në KQZ-në e re, Lefterije Lleshi: E njoh nga A-ja te Zh-ja, nëse më zgjidhni…

Sep 30, 2020 | 17:44
SHPËRNDAJE

lefterije lleshi

Ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi Lleshi, ka aplikuar në garën për KQZ-në e re për 3 pozicione, atë të komisionerit, rregullator dhe KAS.

“Qenia kryetare e KQZ është një nga arsyet dhe ligjore por dhe eksperienca e mëparshme pse aplikoj”, tha Luzi në seancën dëgjimore me kandidatët për organet drejtuese të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

“Kam qenë edhe eksperte zgjedhore dhe në punën time jam udhëhequr nga parimet e integritetit, paanshmërise dhe përgjegjshmërisë”, theksoi ish-kryetarja e KQZ.

“E njoh këtë fushë nga A-ja te ZH-ja dhe jam komode, mendoj se performimi im në këtë detyre nese do me zgjidhni do jetë dhe më cilësor se i radhës së parë se e njoh këtë fushë nga të gjitha anët”, perfundoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura