Kandidaturat e Rithemelimit për Kryesinë e PD-së, cilët janë 13 deputetët në garë. Emrat që mungojnë

May 27, 2022 | 22:31
SHPËRNDAJE

Komisioni i Rithemelimit publikoi këtë të premte listën e plotë me emrat në garë për Kryesinë e re të Partisë Demokratike që pritet të zgjidhet nesër.deputetet

Nga 47 kandidaturat e propozuara, 13 prej tyre vijnë nga radhët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ata janë kryesisht deputetët të cilët kanë mbështetur qysh prej fillimit  Komisionin e Rithemelimit. Mungon në listë emri i Sali Berishës, dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të cilët janë automatikisht anëtarë kryesie, por edhe Albana Vokshi dhe Bujar Leskaj.

Në listë janë përfshirë dy emra të cilët i janë bashkuar së fundmi Komisionit të Rithemelimit dhe që janë deputetët Kasem Mahmutaj dhe Ina Zhupa.

Deputetët kandidatë

Agron Shehaj
Belind Këlliçi
Edmond spaho
Elda Hoti
Flamur Noka
Ina Zhupa
Isuf Çela
Kasem Mahmutaj
Luan Baçi
Luçiano Boçi
Oerd Bylykbashi
Sorina Koti
Tritan Shehu

LISTA E PLOTË E KANDIDATËVE PËR KRYESINË

 

LISTA E PLOTE 6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura