Kandidatja për “Miss Zvicra”, aferë dashurie me Xherdan Shaqirin

Jul 3, 2015 | 14:06
SHPËRNDAJE


Edhe këtë vit, si vitet e kaluara, spektakli i bukurisë ‘’Miss Switzerland’’ po pushtohet nga shqiptarët. Fakti që janë rritur në Zvicër dhe kanë fituar kulturë perëndimore, bën që shqiptarët të inkuadrohen nëpër spektakle dhe evente atje, duke mos e pasur aspak problem. Madje, ata nuk diskriminohen fare në këtë drejtim, përkundrazi, përkrahen shumë nga shteti zviceran. Edhe këtë vit në këtë konkurs bukurie pjesëmarrëse janë dy bukuroshe shqiptare. Sindi Arifi dhe Nesibe Ali do të garojnë për më të bukurën e Zvicrës. Që të dyja bukuroshe dhe me karrierë si modele, megjithatë sipas asaj që flitet në mediat zvicerane, Sindi ka më shumë gjasa që të futet në garën më të ngushtë, për faktin se deri më tani ka bërë emër në opinion me fotosesione të nxehta, si dhe reklama të ndryshme për produkte të kompanive atje. Madje, mediat shkruajnë se Sindi vitin e kaluar ishte pjesëmarrëse në një spektakël bukurie dhe kishte një romancë dashurie me misterin Ilario Santoro. ‘’Mes Marsejës dhe Gjenevës në një jaht luksoz ishin kapur mat dy personazhet e njohur Sindi Arifi dhe Ilario Santoro teksa shkëmbenin puthje dhe përkëdhelje në zonën VIP.

Pasi u kapën mat, ata të dy realizuan shumë reklama bashkë’’, shkruan kështu Lematin. Ndërkohë që për jetën e saj Sindi flet: ‘’Përveç modelimit, unë kam pasur oferta edhe në muzikë, madje kam kënduar dy këngë të Jessie J si cover version dhe janë pritur shumë mirë. Kam bërë edhe dy koncerte për fëmijët e një shoqate për t’i mbështetur ato, si dhe koncerte për një shok të vëllait tim, i cili vuan nga ‘bullosa epidermolysis’, një sëmundje gjenetike që sulmon lëkurën’’, thekson më tej Sindi. Në anën tjetër, ajo ka qenë pjesëmarrëse në ‘’Miss Suisse Romande’’ vitin e kaluar. Vajza ka një bukuri natyrale dhe është edhe e shkolluar. Është 20-vjeçare dhe jeton në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa me prejardhje nga Mali i Zi. Prej vitesh merret me modelim, duke reklamuar për firma të njohura në Zvicër dhe jashtë saj, ndërkaq përgjatë vitit 2014 ajo mbajti kurorën e “Miss Suisse Romande 2014”. Por emri i saj nuk është i lidhur vetëm me kaq informacione. Sindi ka bërë bujë në mediat atje, pasi vitin e kaluar është lakuar për një aferë dashurie me futbollistin e njohur, Xherdan Shaqiri, i cili sipas informacioneve ka qenë si spektator pikërisht për Sindin gjatë kohës kur ajo është zgjedhur miss. Fotot e zhveshura janë një plus për Sindin, e cila sipas të gjitha gjasave këtë vit pritet të jetë shqiptarja e parë që do fitojë kurorën e më të bukurës në Zvicër.

BLERAND REXHEPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura