Kandidatja e LSI: Monika Kryemadhi është nëna jonë e dytë! Parlamentit i mungon zëri i vlonjatëve

Apr 17, 2021 | 12:21
SHPËRNDAJE

Griselda MyslimiKandidatja për deputet në qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi deklaroi sot se Monika Kryemadhi është treguar me të rinjtë si një “nënë e dytë”.

Myslimi theksoi se Parlamentit i ka munguar zëri i ti rinjve të Vlorës ndër vite.  Më tej, kandidatja për deputete theksoi se gratë dhe vajzat e Vlorës do të votojnë LSI-në pasi në krye kanë një grua të jashtëzakonshme.

“Unë jam një nga ju, jam si ju dhe jam këtu për ju! Do të çoj në Parlament zërin e të gjitha vajzave dhe djemve vlonjat që ka munguar aq shumë. Unë dua të falënderoj forcën politike që më dha besimin në këtë mision të shenjtë.

Griselda Myslimi1

Shembulli im është shembulli më konkret për atë që LSI ka bërë për të rinjtë, duke vendosur emra në listën e saj si Dikensi, Anxhela, Joana dhe mua.

Në emrin tuaj dua të përshëndet Monika Kryemadhin për atë çfarë ajo dhe LSI ka bërë për të rinjtë. Ju premtoj se do e shpërblejmë besimin tuaj sot në fushat dhe nesër në Parlament.

Nënat dhe motrat vlonjate sot do të votojnë LSI sepse  ka në krye një grua të jashtëzakonshme, një nënë të mrekullueshme e cila e ka treguar me vepra se mbështet të rinjtë dhe është treguar se është nëna jonë e dytë”- tha Myslimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura