“Kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliut, i kanë vjedhur në shtëpi 550 mije euro”

Feb 4, 2018 | 15:36
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka bërë një denoncim të fortë, duke thënë se kandidatit për drejtor të përgjithshëm i kanë vjedhur në banesë një shumë të madhe parash, e cila kap vlerën e 550 mijë eurosh.

Berisha ketë denoncim e ka bërë me anë të një statusi në Facebook, ku shkruan se pas kësaj ngjarje Ardi Velu ka rënë në një depresion të thellë.

“Ne denoncimin qe beri ne ate kohe ne Polici deklaroi se i kishin vjedhur 12 mil leke te vjetra.Por e verteta eshte se i kishin vjedhur 550 mije euro pasi ne ate kohe vuri shperblim 100 mije euro kush gjen hajdutet, por shumen e sakte nuk mund ta deklaronte ne polici pasi nuk kishte sesi ta justifikonte,” shkruan ndër të tjera Berisha.

sali berisha

Postimi i plotë

Kandidatit per narkodrejtor te pergjithshem te narkopolicise i kane vjedhur ne shtepi 550 mije euro!

Ai ra ne depresion te thelle!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“ I nderuar Dr .Uroj te jeni mire .Drejtori i ri i Policise se Shtetit do jete Ardi Veliu ,pasi diten e shkarkimit te Haki Cakos ,Ardi Veliu shkoi ne zyren e Lal plehut dhe qendroi dy ore me te dhe mori bekimin e tije,pasi Shteti kur bie keq gradon dhe gomarin i ven spaleta dhe e ben Gjeneral.Por nga Informacione njeqind perqind te sigurta karriera e Ardi Veliut le shume per te deshiruar, pasi ne gusht te vitit 2013 ne kohen qe Ardi Veliu ishte Drejtor i Policise Bashkiake Vlore i vidhet shtepia e tij ne Vlore. Ne denoncimin qe beri ne ate kohe ne Polici deklaroi se i kishin vjedhur 12 mil leke te vjetra.Por e verteta eshte se i kishin vjedhur 550 mije euro pasi ne ate kohe vuri shperblim 100 mije euro kush gjen hajdutet,por shumen e sakte nuk mund ta deklaronte ne polici pasi nuk kishte sesi ta justifikonte.Pas vjedhjes se shtepise Ardi ka kaluar ne depresion dhe mer ilace depresioni dhe sot e kesaj dite dhe per kete kohet e fundit ka pesuar tre infakte dhe kete e dijne shumica punonjesve te policise(infaktet).Kerkoj ky informacion te behet publik,duke ruajtur anonimatin..”

berisha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura