Edi Rama zyrtarizon ministrin Erion Veliaj si kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës

Apr 17, 2015 | 7:20
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryeministri Edi Rama zyrtarizon ministrin Erion Veliaj si kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës.

Shefi i ekzekutivit mbërriti dje në orën 17:50 në selinë e PS-së për t’u takuar me deputete te qarkut te Tiranes, e pas takimit, doli me emrin zyrtar te cilin e beri me dije ne nje deklarate shume te shkurter per mediat.

“…kemi finalizuar edhe procesin e Tiranës. Do kemi më shumë kohë në vijim por shumë shkurt, kandiadi ynë i Aleancës për Shqipërinë Europiane do jetë Erion Veliaj”,- tha Rama.

Kryeministri Rama dhe ministri Veliaj

Kryeministri Rama zhvilloi dy dite me pare në mesditë një takim për rreth 1 orë në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, me të cilin duket se ka konsultuar emrat e fundit për kryetar të bashkive, por dhe të mënyrës se si do të dalin në publik për të lexuar kandidatët e koalicionit të maxhorancës qeverisëse.

Erion Veliaj perflitej si andidati më i preferuar i Kryeministrit Rama për Bashkinë e Tiranës dhe pse për shkak të kandidimit të mjekut Halim Kosova nga ana e PD-së, u përfolën disa emra të tjerë si të mundshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura