Kandidati i ri i PD-së në Këlcyrë, me sloganin e PS-së për ‘drejtimin e duhur’

Jun 2, 2015 | 11:30
SHPËRNDAJE

Kandidati që po mbështet Partia Demokratike në Këlcyrë, Bujar Fezga shfaqet shumë aktiv së fundi në rrjetet sociale, ku përpos postimeve, u bën apel zgjedhësve ta votojnë, duke u premtuar zhvillim. Deri këtu, asnjë problem, duke pasur parasysh se jemi në fushatë elektorale.

Profili ne Facebook

Por, ajo që duket kontradiktore në gjithë këtë është slogani që Fezga ka zgjedhur të ‘joshë’ votuesit.

Që në krye të profilit, (nje nga dy me te njejtit emer ne FB) ai prezantohet si ‘Bujar Fezga, drejtimi i duhur për Këlcyrën’, slogan i zgjedhur nga Partia Socialiste e me të cilën po zhvillon fushatë në gjithë vendin.

Nuk dihet nëse Fezga e di një gjë të tillë, e nëse jo, e mira do ishte dikush t’ia bënte me dije, se po bën ‘garë’ me të njëjtën thirrje si e maxhorancës qeverisëse.

Pas kësaj, banorët e Këlcyrës vihen seriozisht në dilemë, për drejtimin e duhur, drejt shumicës, apo opozitës…  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura