Kandidati i PS-së në garë për Bashkinë e Tiranës, 50 minuta takim me deputetin Pandeli Majko

Apr 18, 2015 | 23:10
SHPËRNDAJE

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj është takuar sot me deputetin e PS-së, Pandeli Majko. Takimi ka zgjatur për rreth 50 minuta, para se Veliaj t’u prezantohej strukturave si kandidati i socialistëve për bashkinë e madhe, përballë të zgjedhurit të demokratëve, Halim Kosova.  

Majko sot me Veliajn

Takimi mes tyre është zhvillohet në një lokal në bllok, ndërkohë që ata janë filmuar nga kamerat teksa kanë dalë së bashku në rrugë për t’iu bashkuar takimit ne Akademinë e Arteve, ku kreu i PS-së Rama dhe ai i LSI-së, Meta kanë mbledhur bashkë të gjithë kandidatët për zgjedhjet vendore.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se biseda është përqendruar pikërisht te kandidimi i Veliajt dhe fushata që i pret përpara.

Takimi mes tyre vjen vetem dy ditë pasi Veliaj u zyrtarizua si kandidat i PS-së për Tiranën në zgjedhjet lokale që do zhvillohen në 21 qershor.

Deputeti Majko ishte një ndër pretendentët e të majtës për të kandiduar për Bashkinë e kryeqytetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura