Kandidati i PD për Fierin, Alibeaj: Do bashkëpunoj me Ramën, s’do jem kukull me telat që lëvizin nga Tirana

May 22, 2015 | 7:00
SHPËRNDAJE

Enkeled Alibeaj është kandidati i dytë pas Halim Kosovës që deklaron se do të bashkëpunojë me kryeministrin Rama në bashkinë që synon të drejtojë.

Enkelejd Alibeaj

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Alibeaj tha se në interes të projekteve për Fierin, do bashkëpunojë me kryeministrin socialist sepse kjo është më e rëndësishme se lufta politike që dëmton qytetarët.

Aliebaj shkoi edhe më tej i pyetur nëse partia që ai militon ndjek një kurs tjetër. “Duke e respektuar partinë time, unë deklaroj publikisht se unë nuk do të jem kurrë një kukull, telat e të cilës drejtohen nga Tirana” tha Alibeaj.

Alibeaj bëri publikë për herë të parë platfomën e tij me këto prioritete nëse bëhet kryetar i bashkisë së Fierit: Ngritja e një tregu kombëtar të prodhimeve duke stimuluar dhe ndihmuar bujqësinë, uljen e ndotjes në qytet duke bërë zhvendosjen e biznesve në të dy krahët e autostradës, shndërrimin e Fierit në një zonë bregdetare duke vënë në funksion 17 kilometra bregdet të pashfrytëzuar, uljen e taksave dhe lehtësia për biznesin.

Alibeaj bëhet gjithashtu kandidati i parë që deklaron se pas fushatës do të bëjë publike të gjitha donacionet që i kanë dhënë për ta ndihmuar në këto zgjedhje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura