Kandidati i Alibeajt për Vorën nuk regjistrohet në KZAZ për zgjedhjet vendore! Në garë Indrit Hoxha dhe kryebashkiaku aktual i PS-së

Mar 28, 2023 | 16:35
SHPËRNDAJE

Kandidati i PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për bashkinë e Vorës, Ibrahim Bruka nuk ka mundur të regjistrohet për zgjedhjet vendore.

enkelejdalibeaj

Këtë e ka bërë të ditur kreu i KZAZ në Vorë, Olti Kurti i cili tha për News24 se deri mbrëmjen e djeshme kur ishte afati përfundimtar i regjistrimit të kandidatëve, është regjistruar vetëm kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe ai i PS-së.

“Deri mbrëmë në orën 24:00 kur ka qenë afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve, janë paraqitur vetëm kandidati i PS edhe koalicionit ‘Bashkë fitojmë’”, tha ai.

Ndërkohë vetë Bruka ka sqaruar arsyet që nuk e kanë penguar të regjistrohet.

“Për shkak të një arsyeje familjare nuk kam mundur të regjistrohem dje, por do komunikoj me KQZ për tu regjistruar sot”, ka deklaruar ai.

Në përfundim të afatit ligjor për regjistrimin e kandidatëve, në KZAZ janë regjistruar vetëm kandidati Indrit Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Blerim Shera, kryebashkiaku aktual i dalë nga listat e PS.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura