Kandidati dhe mbështetësit e PD-së rrethojnë furgonin me ushqime/ Alizoti: Me mallra nga rezervat e shtetit dhe karta ID! Po blihen votat

Apr 19, 2021 | 22:19
SHPËRNDAJE

Kur kanë mbetur më pak se një javë nga zhvillimi i zgjedhjeve, situata në Berat mbrëmjen e sotme është shoqëruar me tension.

Kandidati për deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti dhe mbështetësit e kësaj partie, kanë konstatuar dhe bllokuar një furgon ku do të shpërndaheshin ushqime në këmbim të votave.

Në pamjet e shpërndara, Alizoti tenton të hapë furgonin ndërsa mbështetës të PD-së e mbajnë atë të rrethuar.

“Brenda ka karta ID dhe një mall nga rezervat e shtetit. Furgoni është kapur në orën 9 e ca duke shpërndarë ndihma. Policia nuk po sjell oficerin gjyqësor, që të bëjë kontrollin, do ta shoqërojë me shoferin që është brenda.

berat-1-770x443

Ata dyshohet se kanë karta ID, mund ti fshehin, shpërndajnë ndihma dhe na fshihen gjurmët. Policia ruan furgonin dhe mesazhet janë fshirë. Joana Melëngu anëtare e ZAZ, kryetare e rajonit nr. 2 e PS-së në mes të natës më një furgon me ndihma të rezervës së shtetit.
alizoti

Furgoni u mbush në magazinat e bashkisë. Pse duhet një anëtare e ZAZ-së që të shpërndajë ndihma? Përse? Policia nuk bën asnjë veprim. Askush nuk do të prekë votën e demokratëve shqiptarë. Dua që Shqipëria të ketë një ditë demokraci, se këtij populli po i del shpirti. Ky është një krim elektoral dhe përgjegjësit do të përballen me ligjin”, tha më tej Alizoti.

175913936_3950093178370259_7945145763005275508_n

Reagimi i Metës: 

Bravo qytetarëve të Beratit!
Gjejini! Izolojini! Mos i toleroni!
Nuk ka patronazhist, fuks dhe bandit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill! ??
“…Ngrehuni dhe bjeruni,
korini dhe shtypini,
katundar e punëtorë,
që nga Shkodra gjer në Vlorë!” ??
Me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit! ??

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura