Kandidatët për stolin e Australisë, De Biasi sfidon trajnerin që ka fituar Botëror

Dec 13, 2017 | 18:24
SHPËRNDAJE

Xhani De Biasi po përflitet prej ditësh si një ndër kandidatët që mund të marrë drejtimin e kombëtares së Australisë. Italiani ka kohw qw është pa skuadër, që kur u shkarkua nga ekipi spanjoll i Alaves-it.

albania-debiasi-prega-470x268

Por duket se De Biasi nuk do të jetë i vetmi emër i njohur në garë për kombëtaren de Australisë. Ish trajneri i Brazilit, Felipe Skolari, i cili fitoi botërorin më Brazilin në vitin 2002, është njëri ndër kandidatët ë tjerë. Madje lajmin e ka pohuar edhe vetë trajneri, që po ashtu ka disa ditë që është shkarkuar nga ekipi kinez i Guanzhu Evergrande. Ngelet për tu parë se kush do ta fitojë “garën” për tu bërë trajner i Australisë.

Skolari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura